11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Koalicioni i dy malësorëve, që thonë se e kanë arritur gjithçka vetë në jetë

    Ilir Meta ka zbuluar detaje të reja nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Përmes një interviste të dhënë për FaxNeës, ai bëri me dije se me ish-kryeministrin janë takuar përpara tre ditësh në një takim dhe jo në një negociatë.

    Për sa i përket të ardhmes politike, Meta la të hapur një bashkëpunim të mundshëm me Berishën, duke thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që nuk cënon integritetin dhe demokracinë e vendit.

    “Duhet të ndajmë dy gjëra, tjetër takimi, tjetër konsultimi dhe tjetër negociata. Ne jemi takuar, unë i kam kërkuar prej shumë kohësh, që në nëntor para zgjedhjeve, u bënë 14 muaj dhe ka ka pasur disa probleme familjare, dhe më në fund u takuam para dy tre ditësh.

    Unë me zotin Berisha takohem në çdo sekond, nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo karrige është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

    Zotëria e ka derën e hapur 24-orë në shtëpinë time, por kjo nuk do të thotë që ndajmë të njëjtat qëllime.

    Po-ja është po, jo-ja është jo, kjo është një gjë tjetër që na bashkon, e kemi të dy këtë. Për të mirën e vendin bashkëpunoj me çdo njeri, i cili nuk pret integritetin, sovranitetin dhe demokracinë.

    Unë e kam thënë se ai është si vera, vjen dhe bëhet gjithmonë e më tërheqës dhe më demokrat. Se nuk ka qenë kaq demokratë në 96-87, ka reflektuar, tani bënë dhe primaret.

    Kam punë më të rëndësishme se të harxhoj kohë me Lulzim Bashën. Kur atë nuk e njeh as Voltana Ademi, çfarë prisni nga unë?

    Lulzim Basha është në një hall shumë të madh dhe për të ndjej vetëm keqardhje.

    Lulzim Basha nuk ka shenja autokracie, por llastimi. Është mësuar që gjithmonë të tjerët të punojnë për të dhe kur nuk punojnë, ai mendon që po i bëjnë një padrejtësi. Bashkëpunoj me çdo njeri, i cili nuk prek disa kode: Sovranitetin, integritetin dhe demokracinë”, tha Meta.

    Meta ka treguar çfarë i bashkon me Sali Berishën. Sipas Metës, me ish-kryeministrin i bashkon vendi nga kanë ardhur, pasi të dy vijnë nga fshatra të largëta malorë.

    Meta u shpreh se çdo gjë e kanë arritur vetë, pa ndihmën e askujt.

    Ndërkohë një nga çështjet që ata i ndan është 28-29 nëntori, ku thekson se për këtë çështje nuk kanë për të rënë dakord.

    “Ajo që na bashkon është që të dy i kemi ndërtuar vetë në jetë. Ai ka ardhur nga një fshat në veri të Shqipërisë dhe është ngjitur në majat e mjekësisë, shkencës dhe politikës. Edhe unë të njëjtën gjë. Kam lindur në një fshat malor.

    Dhe çdo gjë e kam arritur, jetën e kam pasur malore, në kuptimin e mirë të fjalës. Kjo na bashkon, por na bashkon edhe interesi kombëtar në tërësi.

    Nuk jemi marrë vesh për 28-29 nëntorin  dhe as kemi për tu marrë vesh. Por shpresoj të kemi një konsensus në të ardhmen.

    Lufta për çlirimin e vendit duhet të festohet. Po këtu nuk kemi gjuhën e përbashkët.

    Unë kam qenë dhe jam besnik i referendumit dhe i ndryshimit të kushtetutës me referendum. Kushtetuta kurrë nuk duhet të ndryshohet pa referendum. Vendi duhet ti lihet sovranit dhe sovrani është populli”, tha Meta.

    I pyetur a ndahen me Berishën për protesten e 8 janarit, Meta u shpreh:

    “Sigurisht që unë nuk jam partizan i veprimeve që çojnë në një lloj përplasje dhe dihej që do kishte një lloj përplasje. Unë jam për ata që njerëzit ta kërkojnë atë që u takon. Ai është provokuar në mënyrë sistematike dhe megjithatë ka një merite, solli primaret”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit