16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Komisioni i Verifikimit përcakton kandidatët për president dhe anëtarë të KE të FSHF-së

    FSHF ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit.

    Në garën për president konfirmohen tre emrat e përmendur në ditët e kaluara: Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

    Ndërkohë, ka 12 kandidatura për Komitetin ekzekutiv, ku bien në sy shumë emra të rinj por edhe largimi i peronave të cilët kanë qenë pjesë e këtij organi në vitet e kaluara si zëvendëspresidenti i FSHF, Edvin Libohova, apo Bardhyl Minzhozi.

    Njoftimi i FSHF

    U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

    Armand Duka

    Dritan Shakohoxha

    Sulejman Starova

    Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

    Abdyl Kuriu

    Anila Basha

    Arben Dervishaj

    Fatbardh Jera

    Envi Hicka

    Ermal Tahiri

    Ervin Canollari

    Gjergji Petro

    Lutfi Nuriu

    Pano Xhixho

    Vasil Bicaj

    Ylli Ҫekiҫi

    Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit