19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kompleksi i Partizanit drejt përfundimit, Gaz Demi dhe Armand Duka inspektojnë punimet

    Kompleksi i klubit Partizani është një vepër gjigande infrastrukturore që po merr dita ditës dhe shumë shpejt do të jetë gati për të pritur futbollistët.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Presidentin e Partizanit, Gazment Demi kanë inspektuar sot punimet që po vijojnë me ritme shumë të shpejta.

    Kompleksi i ri i klubit, që po ndërtohet në zonën e Tufinës, do të ketë të gjitha facilitetet e duhura për një klub futbolli duke filluar që nga stadiumi, fushat stërvitore, hoteli akomodues, palestrat, ambientet ndihmëse, parking, muzeu i klubit dhe shumë funksione të tjera, që do të përbëjnë një vlerë të shtuar për futbollin shqiptar.

    “Në fakt jo vetëm unë, por çdo njeri që do të vinte këtu, do të ndjehej i surprizuar nga i gjithë kompleksi që po ndërtohet këtu për klubin Partizani. Mund të kem lexuar nëpër media që Partizani po ndërton një kompleks, por nuk mund ta besoja që është një projekt kaq i madh me një stadium të kompletuar që plotëson të gjitha parametrat, me një hotel për ekipin. Projekti përfundimtar parashikon edhe fusha stërvitore për të gjitha ekipet e moshave.

    Dua ta falënderoj shumë Presidentin Demi për këtë investim, për të gjithë kontributet në futbollin shqiptar. Ky është një investim shumë i madh”, u shpreh Duka.

    Edhe Presidenti i Partizanit, Gazment Demi theksoi faktin se ky është një ivestim që do t’i mbetet brezave të rinj, teksa shprehu kënaqësinë që pas një periudhe të vështirë më në fund Partizani do të ketë një kompleks dinjitoz që është një vlerë e shtuar për të gjithë qytetin e Tiranës.

    “Siç e tha dhe Presidenti Duka, ky është një investim që do t’i mbetet brezave që vijnë. Mendohet sikur po bëhet vetëm për ekipin e parë, por në fakt është vërtetë një investim për brezat e rinj dhe për edukimin e fëmijëve.

    Jemi lodhur shumë gjithë këto vite, të gjithë e dinë si e kemi marrë Partizanin. Me shumë vështirësi, me vonesa ndoshta shumë, por ka ardhur koha që të jemi drejt përfundimit.

    Bashkëpunimi me FSHF-në ka nisur, ndoshta është modest dhe ndërkohë ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë seriozisht.

    Mendoj se ky kompleks është diçka shumë e mirë edhe për qytetin e Tiranës”, – deklaroi Presidenti Demi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit