Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga stadiumi i ndërtuar enkas për koncertin e Kanye West, i cili pritet të performojë live në Tiranë më 11 korrik.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilëson këtë si koncertin më të madh që është organizuar ndonjëherë në vend.
Sipas tij, biletat janë blerë nga të huajt më shumë sesa për finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.



