10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Krenar që jam rus, futbollistët ukrainas flasin nga vilat e tyre”, kapiteni i Rusisë i hedh benzinë zjarrit!

    Kapiteni i Rusisë, Artem Dzyuba ka reaguar së fundmi në lidhje me luftën që vendi i tij i ka hapur Rusisë. Sulmuesi ka theksuar se është kundër luftës, megjithatë i ka mëshuar fort faktit se është krenar që është nga Rusia ndërsa ka pasur edhe një përgjigje për kolegët e tij ukrainas si Yarmolenko apo Mykolenko.

    “Nuk kam reaguar deri tani jo prej frikës, por sepse nuk jam një ekspert i politikës. Por si të gjithë, edhe unë kam opinionin tim dhe për ta sqaruar njëherë e mirë. Jam kundër luftës, por edhe kundër agresionit dhe urrejtjes të cilën e shoh se është përhapur shumë ditët e fundit.

    Nuk kam frikë se jam rus, madje jam krenar që jam nga Rusia dhe nuk e kuptoj pse në këtë mes duhet ta pësojnë edhe sportistët. Jam kundër standarteve të dyfishta, të gjihë thonë se sporti duhet të mbetet jashtë politikës, por kur vjen puna te Rusia diçka e tillë nuk respektohet. E përsëris se lufta është e frikshme, por dalloj shumë urrejtje ndaj popullit rus.

    Dhe, kanë folur shumë njerëz të cilëve Rusia i ka dhënë shumë. Lufta do të mbarojë por marrëdhëniet nuk do të mund të jenë më si më parë. Kam diçka për t’iu thënë edhe kolegëve të mi ukrainas të cilët flasin në mënyrë të shëmtuar nga apartamentet apo vilat luksoze në Angli. Nuk mund të na ofendoni ne rusëve, paqe për të gjithë”, përfundon Dzyuba.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit