18.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kriset marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Xhensilës, këngëtarja largohet nga shtëpia bashkë me vajzën

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.

    E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre.

    Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën “Story”, se çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe ka gjasa që këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjejë larg njëri-tjetrit.

    Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitet se është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.

    Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, por të tjera burime pranë produksionit “ZemërLuana”, (ku Besi është një nga kapitenët), kanë dëshmuar se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.

    Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash ai po shihet më gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.

    E një “Ciao po të lë”( titulli i këngës së Besit me Anila Mimanin), duket se Besi e ka marrë nga Xhensila si “dhuratën e fundvitit”.

    Çifti ishin në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP. Më pas kur Besi dhe Xhensila festuan përvjetorin e martesës, vëmendjen e mori urimi i Besit për partneren.

    Rikujtojmë se çifti janë prindër të një vajze, Ajkës, ndërkohë që një nga dëshirat e shprehuara publikisht ka qenë të sillnin në jetë fëmijën e tyre të dytë, hap për të cilin Besi tha së fundi në ekran se duhej pyetur Xhensila, duke ngjallur dyshimet e para për tronditjen e marteses së tyre. Po si u shndërruan Besi dhe Xhensila, çifti më i komentuar?! Që nga koha kur janë njohur bashkë, nëse sheh fotot e fillimit me ato tani, vihet re një transformim për mirë i çiftit.

    Nëse krahasojmë fotot tani me fillimet e tyre, kur Xhensila këndonte në “Top Fest” dhe Besi aktronte në “Portokalli”, ndryshimi është super i dukshëm.

    Shumë të kuruar, më shumë muskuj dhe dhëmbë perfektë. Sa i përket jetës profesionale, Xhensila punon për klipet e saj, ndërsa Besi iu rikthye televizionit, në një spektakël humori si aktor dhe moderator nën regjinë e Altin Bashës, e tashmë tek “Zemër Luana”. Celebrimin e tyre e festonin shpesh me dedikime publike.

    I fundit ishte kur përveç urimit të Besit, këngëtarja në një “Instastory” nxori një tortë ku urohej përvjetori, me tingujt e këngës së dasmës së tyre “Çelësi i zemrës”, që u kthye me pas në hit dasmash.

    Le të shohim nëse ata do e gjejnë “Çelësin” dhe të sheshojnë mosmarrëveshjet për ta shpëtuar martesën e tyre!(Story)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit