10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës

    Me simbolin e shqiponjës është fotografuar kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

    Momenti i veçantë është fiksuar nga kamera e shqiptarit të Malit të Zi, Mark Gjonaj, i cili e ka falënderuar Adams për mbështetjen e tij ndaj bizneseve të vogla.

    Duket se kryebashkiaku ka vizituar një biznes të një shqiptari në Nju Jork, pasi shihet teksa bën shqiponjën në një lokal.

    Gjonaj është një figurë mjaft aktive politike në Nju Jork. Ai ka qenë dhe ish-anëtari i Komitetit të bizneseve të vogla.

    Faleminderit Eric Adams për mbështetjen për bizneset e vogla!”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit