14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ku është Fatos Nano?

    Nga Bledi Mane

    Lufta është larg prej nesh por ti i rafinuar me sfidat duhet të  paralajmëroje i pari me ulërimë kushtrimi.

    Çmimi i naftës çdo ditë rritet ndërsa edhe drithërat e bukës janë gati të mbarojnë rezervat e Lindjes dhe nga Perëndimi do i eksportojmë me çmime të kripura…ti ke humbur fare e nuk dihet ku je.

    Energjia po godet biznesin, familjet po kursejnë maksimalishit e ti minimalisht duhet ti lije qejfet dhe adetet atje në Vjenë e të ktheheshe këtu.

    Tetë ditë luftë ukrainase shkundën e tundën gjeopolitikën, politikën, biznesin, diplomacinë, ekuilibrat ndërsa ti dremit.

    Një ish pedagog ekonomie, një ish politikan i rafinuar, një ish kryeministër liberal, një qytetar i (pa) përgjegjshëm si ty sot duhet të ishte në Tiranë e të merrte në dorë fatin e mendimit intelektual.

    Të botoje editoriale këshilluese në gazeta, të zaptoje me debate racionale kohën televizive çdo natë, të hullizoje reformat emergjente të qeverisë, të mbaje leksione të hapura në auditorë universitetesh, të grupoje mendjet e ndritura të ekonomisë, biznesit, bankave e të kontribuonit në strategjitë afatshkurtër dhe afatgjatë nga kjo situatë.

    Një ekonomi e vogël si e jona ka nevojë për këshillat e mendjeve të mëdha e perverse si e jotja ndaj shfaqu dhe eja.

    Qeveria dhe Shqipëria nuk do jenë përjetë të Edit apo Saliut ndaj çohu, mos luaj 1 javë në kazino se do kursesh edhe paratë e tua, do kursesh edhe paratë e miletit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit