Toni Bollati, babai i Selinës, foli në një lidhje telefonike këtë të hënë në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau emocionet e forta që përjetoi kur e bija rrëmbeu çmimin e madh.
Ai u ndal edhe te periudha e qëndrimit të Selinës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke e cilësuar atë si një kohë të lodhshme dhe stresuese, sidomos për shkak të largësisë nga familja.
Gjithashtu, Bollati tregoi se kishte komunikuar shkurt me Selinën mbrëmjen e djeshme, duke theksuar se ajo dukej e lodhur pas gjithë eksperiencës.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj.
Ka qenë një emocion i madh. Periudha që kemi kaluar për kohën që ka qenë Selin në BBV ka qenë e lodhshme, shumë stresuese, edhe largësia ime më ka bërë të ndihem më shumë faj që nuk isha pranë familjes.
Megjithatë, çdo gjë kaloi dhe Selin kaloi në finale me sukses, me triumf. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë. Është si një kampionat që dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time.
Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur, mirënjohëse. Mu duk pak shumë e lodhur, por është normale, duhet kohë të rikuperohet, të takohet me familjet, mbështetësit dhe me gjithë ata që e kanë përkrahur”, u shpreh ai.



