Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek presidenti Bajram Begaj.
Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato.
Më herët Moreira ka shërbyer si drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
Ndër të tjera ajo ka mbajtur edhe detyrën e ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër.



