14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kush ia dha Artan Hoxhës audio-përgjimin, ato që kishim ditur dhe ato që nuk dimë për 21 janarin

    Nga Bedri Islami

    Orët e fundit njerëzit u njohën me përgjime të reja, audio, mbi ngjarjet e 21 janarit. Shumë gjëra që ishin ditur edhe më parë, po bëhen më konkrete, ashtu si edhe janë shtuar enigma të reja. Të cilat, një ditë të ardhshme, do të bëhen, po ashtu , të njohura.

    Njerëzit e kanë ditur se vrasjet janë bërë gjakftohtësisht nga një regjim politik, i cili synoi, në këtë rast t’i jepte një “mësim” opozitës dhe njerëzve të saj, dhe, mbi të gjitha për të ruajtur pushtetin edhe në vitet e ardhshme.

    Në 21 janar u vranë 4 vetë, u plagosën dhjetra të tjerë, mbi 100 u burgosën, shumë më tepër u arrestuan, u rrahën barbarisht, u rrëmbyen në mes të rrugës apo në pragun e shtëpive.

    Është ditur se me 21 janar i gjithë mekanizmi i propagandës së qeverisë, me kulmin në emisionin politik të B.Fevziut, synoi të transformojë të vërtetën, ashtu si bëri i pari i qeverisë menjëherë pas vrasjeve, ku pa asnjë tronditje në fytyrë, i patrazuar nga gjaku, fillimisht deklaroi se vrasjet janë bërë nga vetë turma, me çadra dhe stllolapsa pistoletë.

    Klani i pushtetit gjeti një njeri me çadër afër të vrarit të parë, pastaj pushteti dy mjekë sharlatanë, në fund edhe ekspertë të mjerë, të cilët pa asnjë droje deklaruan se vrasjet kishin ardhur nga plumbat rikoshetë, megjithëse mes të vrarëve dhe vrasësve nuk kishte asnjë pemë.

    Është ditur se në mesnatë, dhe, gjërat më të errëta ndodhin pikërisht në mesnatë, me urdhër të shefit të qeverisë ishin zhdukur provat nga serveri i Kryeministrisë, pavarësisht se para mesnatës ishte deklaruar se provat janë në server; është ditur se urdhërimi i ndalimeve nga zyra e prokurorit të përgjithshëm për disa emëresa të Gardës nuk ishte zbatuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, deri te teoria fantazmë e Berishës për grusht shteti dhe plumba në dritaren e zyrës së tij të punës.

    Po ashtu, është i njohur kërcënimi i tij i dyfishtë për të vrarë edhe 33 apo 333 të tjerë, e të parin shefin e opozitës, që sot është kryeministër dhe që mendon se të vërtetën mund ta ndriçojë përmes një karafili të kuq në secilin përvjetor.

    Enigmat e reja janë shtuar. Megjithë respektin e përhershëm për Mustafa Nanon, unë nuk pres që Basha (siç sugjeron Mustafai) të bëhet i ndërgjegjshëm dhe të dëshmojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur asaj dite. Ai ka qenë ministër i brendshëm dhe di shumë gjëra, por di edhe të vërtetën tjetër, se ai ishte pjesë dhe pavarësisht se pjesë në hije, pjesë të gjakut janë edhe në fytyrën e tij.

    Nuk pres, gjithashtu që Partia Demokratike të distancohet nga 21 janari dhe ta quajë krim poliik, si ishte në të vërtetë, pasi, me disa përjashtime të pakta, shumica tashmë janë kope politike, që nuk kanë as personalitet, as kurajo, as forcë të mund ta mendojnë distancimin. Ndoshta një brez tjetër. Vetë PD, që në fillimet e saj ka qenë forca gjeneruese e krimit.

    Enigma e parë:

    Berisha, në të gjitha prononcimet e tij pas ngjarjes, deri në tri ditë më parë, ka bërë kujdes që të saktësojë se, “Ligji i Gardës ka përcaktimet e veta, garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj”.

    E ka përsëritur aq shpesh, sa që, edhe pa dashjen e tij ka lënë pas vetes dyshimin e arsyeshëm se pas urdhërit të Ndrea Prendit qëndron dikush tjetër, vetë ai. Nuk mund të jetë aq sylesh një oficer kariere, që fare mirë e di çfarë është të derdhesh gjak, dhe këtë gjak ta marrë ai përsipër.

    Koha kur janë bërë vrasjet është  kaluar pikut të protestës. Çastet kur, të provokuar nga policia dhe njerëz pranë saj, turma ishte përleshur me policinë kishte shkuar. Në ato çaste mund të isht i pranishëm rreziku që njerëzit të kalonin gardhin e telave, si i cilëson Ndrea Prendi dhe të futeshin në oborrin kryeministror. Kur u bënë vrasjet kjo kohë kishte ikur.

    Njerëzit po ktheheshin. Kishin mbetur vetëm një grusht kuriozësh se çfarë do të ndodhte, të cilët, ose ishin me duar në xhepa, ose po i kthenin kurrizin godinës kryeministrore. Pra, asksuh nuk e kaloi gardhin e telave. Sikur të kishin dëgjuar urdhërin e çmendur të Ndrea Prendit: “Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak. Ky është urdhëri. Dashamir dëgjuat”!

    Zjarri luftarak u hap pra, më pas.  Kush dha urdhër: Ndrea Prendi gardistëve apo Sali Berisha dhe truproja e tij. Nuk ka pamje ku komandanti i Gardës qëllohet me grusht. Kush e qëlloi atë? Përse hapi zjarr edhe ai vetë, kur nuk kishte asnjë shkak? Si shenjë besnikërie, apo dikush tjetër qëlloi me armën e tij?

    Institucione serioze kanë patur gjithnjë dyshimin se Ndrea ishte më shumë viktimë e diktatit të pushtetit, që ishte gati ta bënte edhe atë vetë viktimë, se sa dhuna e drejtë për drejtë e pushtetit.

    Tani të kthehemi te përcaktimi i Berishs se “Garda funksionon me ligj”, si një parapritje e asaj që mund të zbulohej. Çfarë të zbulohej? Që vrasjet ishin bërë me urdhër, se ishin të planifikuara dhe se duheshin bërë me patjetër.

    Në këtë mënyrë, ai vetë e njerëzit e fuqishëm pranë tij, lanin duart si Pons Pilati, duke hedhur gjakun në duart e Ndrea Prendit, gjyqi i të cilt ishte dëshmia se shteti ishte kthyer në një taban mafioz, ku dhuna ishte përcaktuese. Sa më shumë të deklarohet se “Garda funksionon me ligj e jo me urdhër”, aq më shumë shtohen dyshimet se garda, e cila u shpërblye për gjakun e derdhur pikërisht nga shefi i qeverisë, ka pasur urdhër për të bërë gjëmën. Ky urdhër, i përgjakshëm, ka ardhur nga lart.

    Nëse jo drejtëpërdrejtë nga goja e Sali Berishës, ka ardhur nga njerëzit pranë tij. Të cilët, më pas, duke e ditur mbi kë rëndon krimi, dërguan dy emisarë, së pari në familjen e Hekuranit, me një torbë me para, duke dashur t’i jepnin një emër vrasësi, dhe, pastaj, te familja e Aleksit me një emër tjetër vrasësi.

    – Enigma e dytë, që ka lidhje me të parën

    Porosia e Ndrea Prendit, si drejtues i Gardës ishte që, “me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak”. Zjarr luftarak do të thotë vrasje. Ndoshta, në rregulloren e tij ai ka të drejtë. Edhe Berisha e di këtë të drejtë të gardës e të Ndrea Prendit. Ky ligj ka qenë edhe në vitin 1998, në 14 shtator, ku u dërguan metingashë për të sulmuar ndërtesën kryemistrore, të gatshëm të vrisnin shefin e radhës së qeverisë, në atë kohë Fatos Nano.

    Metingashët e 14 shtatorit, në ditën më të rëndësishme të historisë së kombit, kur sapo kishte filluar ofensiva serbe e shtatorit në Kosovë,  me të gjitha mjetet luftarake të mundshme, edhe me autoblinda dhe tanke sulmuan godinën kryeqeveritare, ministrinë dhe radiotelevizionin e vetëm shqiptar, RTSH.

    Ata, jo vetëm u futën përtej gardhit me tela, por edhe në zyra, grabitën, dhunuan, pushtuan, vodhën, dogjën. Nëse garda do i rrinte përcaktimit të Ndrea Prendit, atëherë në shtator 1998 do të shte bërë kërdia. E dinte edhe asaj kohe ktë ligj Berisha? E dinte. Përse i drgoi njerëzit? Përse metingashët, thellë të armatosur i mbajti në bodrumet e selisë së vjetër, si mbajti gardistët në godinën kryeministrore?

    Katër të vrarët ishin larg gardhit,  shumë të tjerë, në anën tjetër të bulevardit. Pra, asnjëherë brenda gardhit të Ndrea Prendit. Pra përse pikërisht në atë kohë, kur gjithçka po shpërndahej, u ndez zjarri luftarak? Kujt i duheshin të vrarët me armët e shtetit? Askujt tjetër, veçse atij që i ka armët. Dhe, armët dihej se kush i kishte. Ai që kishte armët, ai duhej të përgjigjej. Duhet edhe tani.

    – Enigma e tretë

    12 vite pas vrasjeve të 21 janarit dolën disa përgjime të reja, audio, të cilat janë shumë më tepër se kaq, të cilat sjellin fakte të reja se si ndodhën vrasjet. Të paktën me zë, sepse me figurë dihej, tashmë është e njohur se kush u dha urdhërin gardistëve dhe, ndoshta, jo larg, mund të zbulohet edhe se kush i dha urdhërin shefit të gardës. Por, deri tani, urdhër dhënës është ky i fundit.

    Përse ky përgjim doli pikërisht tani?

    Ajo që dëshmon gazetari i njohur investigativ se i është dhënë nga njësi të specializuara jashtë Shqipërisë është pak e besueshme. Të gjitha instucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë, edhe ato t sigurisë, kanë qenë që ditën e parë për zbardhjen e të vërtetës. Është disi e vështirë të besohet se një strukturë e tillë heshti për 12 vite dhe vendosi pikërisht tani.

    Por, le ta besojmë për një çast dhe nuk kemi të drejtë t’ia mohojmë bashkëpunimin me institucione të sigurisë. Enigma është nëse do të ketë përgjime të tjera. Sepse ata që kanë përgjuar një linjë drejtimi mund të kenë përgjimet edhe të asaj që ka ndodhur brenda godins kryeqeveritare.

    Ka pasur të dhëna, që në fillimin e herës se, në regjistrimet e serverit të Kryeministrisë ka patur pamje ku figura të larta të shtetit, që ishin  mbyllur aty brenda, krejtësisht të çartur kanë dhënë urdhëra për ndëshkim, ndonse nuk e kanë përmendur fjalën “vrasje”, por kanë theksuar se duhet qëlluar.

    Tani serveri është fshirë, menjëherë pasi janë parë këto pamje. Ish sekrtari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja, mbi shpatullat e të të cilit desh u hodh përgjegjësia, nuk është njeriu i afërt i doktorit. Pas 21 janart ai është një i panjohur si shumë të tjerë.

    Kush e nxori përgjimin dhe a do të ketë përgjime të tjera, kësaj here brenda godinës? Ka mjaft indicie se këto përgjime ekzistojnë dhe mund të dorëzohen në seli diplomatike, nga droja e madhe e asgjësimit fizik të tyre. Do të gjenden përsëri alibi të institucioneve apo strukturave ndërkombëtare, pa u dhënë burimi  i tyre.

    – Enigma e katërt

    Në ditët kur mes Bashës dhe Berishës ishte ndezur lufta e nxehtë, jo thjeshtë për të mënjanuar njëri tjetrin, por, mbi të gjitha për asgjësimin politik të tyre, jo rastësisht Basha, aso kohe shefi de jure i opozitës, solli nëpër dhëmbë 21 janarin. Ishte si një goditje e befasishme, që ishte ende në ajër, por që mund të përfundonte nën brez. Berisha e ndjeu goditjen. Ai thirri në ndihmë disa sejmenë politikë, që nuk kishin qenë pjesë e 21 janarit dhe që, politikisht kanë qenë që në krye të herës, të pabesuar.

    Kësaj here u bë kujdes të vendosej emëri i Bashës në një thirrje përmes radios. Berisha shpejtoi të përjashtojë atë, duke e bërë njeriun që nuk mud të merrte asnjë vendim. Pra, një hiç, i cili nuk mund të fajësohej.

    Por Basha di shumë më tepër. Megjithëse kurrë nuk do të ketë vetëpastrim dhe, as mos e prisni prej tij, ai është aq i mënçur sa të kuptojë se mund të jetë dashi i parë i kurbanit. Dhe si dash i tillë mos të tundë kot, kambanat e kopesë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit