13.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ky qytet spanjoll është shpallur destinacioni më i lirë europian

    Sipas disa të dhënave të reja, qyteti spanjoll Grenada mund të jetë udhëtimi juaj i radhës nëse po kërkoni të pushoni diku pa e zbrazur të gjithë portofolin.

    Omio, një website për udhëtimet, ka renditur destinacionet më të mira në Europë për udhëtarët që nuk duan të shpenzojnë shumë. Faqja zgjodhi 100 destinacionet më të njohura në Belgjikë, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Austri, Zvicër dhe Spanjë.

    Ky qytet spanjoll është shpallur destinacioni më i lirë

    Më pas renditi qytetet në bazë të numrit të atraksioneve falas, çmimit të transportit publik dhe çmimeve të ushqimit dhe pijeve. Gjithashtu pa kostot e tureve të vizitave të qytetit dhe numrin e shatërvaneve publikë për të pirë ujë.

    Ky qytet spanjoll është shpallur destinacioni më i lirë

    Sipas Omio, Grenada është destinacioni më i mirë europian për një udhëtim pa shpenzuar shumë para. Qyteti ka ka dhjetëra aktivitete falas – 112 për të qenë të saktë; kjo përfshin 10 muze pa pagesë. Një mbrëmje jashtë në qytet nuk kushton shumë, ku në 86 bare dhe klube nate birra kushton pak më shumë se 2 euro.

    Ky qytet spanjoll është shpallur destinacioni më i lirë

    Studimi zbuloi gjithashtu se Granada ka 1,011 pika Wi-Fi falas dhe 143 shatërvane publike për ujë. Një biletë standarde autobusi është një nga më të lirat në Europë me €1,40.

    Ky qytet spanjoll është shpallur destinacioni më i lirë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit