13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    La Portokallinë për t’u bërë kryetar partie? Reagon Florian Binaj!

    Aktori i humorit Florjan Binaj është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.

    Së fundmi në media qarkulloi lajmi se aktori ka lënë spektaklin “Portokalli” për të nisur karrierën si politikan, duke krijuar vetë ai një parti të re.

    Në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë aktori me anë të një postimi në rrjetin e tij social.

    Binaj ka mohuar lajmet, teksa ka theksuar se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë ai do ta thoshte vetë.

    “Të dashur miq dhe mikesha, e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!

    Nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërmon”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit