22.5 C
Tirana
E martë, 7 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    La Repubblica: Shqipëria, Maldivet e Evropës. Plazhi i fundit me çmime të lira!

    Prestigjiozja italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike.

    Ndërsa e përshkruan Shqipërinë si Maldivet e Evropës, La Repubblica krahason çmimet e shrenjta të Italisë, me çmimet e lira të Shqipërisë.

    “Shqipëria tani quhet “Maldivet e Evropës”. Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento. Me një ndryshim: në Pulia një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni akoma 10-15 euro. Një belveder luksoz në Itali mund të kushtojë deri në 1099 euro, këtu një grup djemsh nga Foggia arritën të bëjnë pazare për 60.”, shkruan ndër të tjera gazeta.

    Kjo është edhe arsyeja, shkruan La Repubblica se përse italianët po braktistin Italinë, për të pushuar në Shqipëri.

    “Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, tre më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 për qind. Dhe ka shumë italianë që ikin nga çmimet e shtrenjta dhe shkojnë në Shqipëri”, thuhet në artikull.

    La Repubblica: Shqipëria, Maldivet e Evropës. Plazhi i fundit me

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit