spot_img
spot_img

Laert Vasili në Big Brother Vip, miku i tij: E kanë paguar!

spot_img

Aktori Laert Vasili është në qendër të vëmendjes pasi është bërë pjesë e formatit Big Brother Vip Albania 4.

A do ta fitojë Laerti Big Brother-in? Një nga miqtë e tij më të mirë, Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Dekalog në Dritare TV, tregon mendimin tij:

“Unë nuk e shikoj Big Brother-in dhe më lejo të them që, edhe pse e kam shumë shok dhe e respektoj shumë, nuk kam parë asnjë film ku ai ka luajtur. Ama marrëdhëniet e mia me të janë shumë të mira.

A të duket normale që një aktor i tillë të hyjë në Big Brother?

Ai ka bërë mirë që ka shkuar, sepse e paguajnë ata. Ne jetojmë në kohën e ekonomisë së tregut, ai ka nevojë.

Dhe është shumë normale, ai do të jetojë. Nuk e di nëse do ta fitojë apo jo“- u shpreh Ilir Kulla.

Lajmet e fundit