spot_img
spot_img

Lajm i mirë: Fëmija i tretë i aksidentit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën

Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë me dije se fëmija i përfshirë në aksidentin tragjik të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të tjerë, është jashtë rrezikut për jetën.

I mituri i plagosur pritet të kalojë në pavion dhe do të vijojë të ndiqet për të trajtuar dëmtimet e marra.

Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.

Pas këtij momenti, 57-vjeçari ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u jap ndihmën e parë fëmijëve.

Në total në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit