11.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Shkurt, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Leka Bungo i propozon Kuvendit, mbylljen tre muaj te Radiotelevizionit Shqiptar

    Nga Leka Bungo

    * * *

    Biciklisti fryu komardaren dhe e futi ne legenin me uje per te pare se ku ishte shpuar. Pas pak e nxori dhe e rrotulloj nder duar .Pervec vrimes se re komardarja kish dhjetra pulla, njeren me te madhe se tjetra .

    Rrudhi buzet dhe iu kthye te zotit :

    -Xhaje… kjo s’baa mo pulla. Po s’i nderrove komardaren, kjo biçiklete vetem SHTREMET KA PER T’HEC

    * * *

    Mund te shkruaja gjate per gjendjen ne te cilen ndodhet Radio Televizioni Publik Shqipetar , por nuk dua te perseris ato qe jane shkruar rendom kohet e fundit .

    Gjigandi i dikurshem mediatik , R.T.SH-ja , prej vitesh ka ngecur ne rere dhe nuk mund te levize .

    Sot ai i shembellen me shume nje Lope qe pasi i kane mjele qumeshtin , i kane ngrene edhe ci…

    Ndryshe nga ndonje Gazetar i cili pasi merr honoraret ( Madje edhe ato qe nuk i takojne ) ulet ne kompiuter dhe shkruan me superlativa per  “Revolucionin” qe ka bere R.T.Sh-ja , do te  perpiqem t’u bej te shihni ca te verteta qe fshihen pas Ekranit te vogel .

    Te verteta qe e kane “ftohur” Teleshikuesin Shqipetar,  ate qe i mbane frymen gjalle , me Ekranin qe dikur e donin aq shume .

    Aktualisht Radio Televizioni Shqipetar se bashku me Qendrat Audiovizive te rretheve ka afer njemije e njeqind punonjes .

    Ne kundershtim te hapur me Ligjin , nje pjese e tyre punojne ilegalisht në Televizione private !!!

    Mekanizmi per te kontrolluar shfrytezimin e kohes se punes mungon dhe kjo le shteg per abuzime . Kesisoj , paga e larte dhe frika se mund ta  humbasin i ka shndrruar ne “ sherbetore “te privatit sa qe shpesh “harrojne” se punojne edhe ne R.T.Sh .

    Zakonisht kujtohen diten e rrogave , kur kane problem shendetesore ose kur u duhet te pergatisin dokumentat per  pension .

    Dikush mund te pyes , sa jane keta .

    Sikur t’u shtohen edhe te tjeret me poshte, nuk jane pak .

    * * *

    Ne ndryshim nga punonjesit e  Administrates te cilet edhe mund te “fshihen “ neper zyra , Gazetaret , Moderatoret , Skenaristet , Operatoret ,

    Montazhieret , Grafistet , Regjisoret , Skenografet , Folesit e shume krijues te tjere nuk mund t’i “ fshihen  “ per asnje

    çast syrit te Teleshikuesit . Perkundrazi .

    Gjate njezet e kater oreve jane perballe tyre , ne Ekranin e vogel .

    Mirepo atij qe mbane ne dore telekomanden dhe shtyp butonin per te nderruar stacionin nga qe nuk i pelqen programi , nuk i shkon ndermend se Gazetari , Folesi , Moderatori , Regjisori , ose autoret e Programit qe si “pelqeu ‘”,nuk e ka FITUAR vendin e punes por ia kane “ DHENE “.

    Me fjale te tjera nuk jane punesuar nepermjet KONKURSEVE , te cilet do te gjykonin realisht per vlerat e tyre , pra jane  emeruar ne kundershtim me Ligjin .

    Dhe keta nuk jane pak .

    * * *

    Neqoftese do t’u shtohen edhe …

    Nje nga dukurite e trasheguara nga regjimi komunist eshte Nepotizmi i cili

    gjallon sot e kesaj dite .

    Dhe per sa kohe nje fenomen i tille“pushton”

    Institucionet krijuese , ai behet edhe me I frikeshem .

    Nen sqetullat e Gjigandit mediatik jane strehuar dhjetra , niper , mbesa , kuneter ,baxhanake , krushq e te tjere kesisoj .

    Dhe per hire te se vertetes, keta e kane me te lehte per te shkarkuar nga posti ate qe merr “guximin “ te propozoje largimi e tyre nga R.T.SH-ja .

    Kjo eshte nje arsye me shume qe ndikon ne cilesine e Produktit mediatik edhe

    artistik .

    * * *

    2 .

    Ndryshimet e bera nder vite ne Strukturen organizative dhe Programore kane sjelle pasoja qe kane ndikuar negativisht ne nivelin profesional te asaj cka transmetohet ne Ekranin e vogel .

    Megjithate “ gazetari entuziast “ qe cituam me lart, mendon ndryshe .

    Ai shkruan se NDRYSHIMET kane sjelle nje “ ere te re ” ne R.T.SH. dhe kane sherbyer ne realizimin me sukses te “Revolucionit Mediatik “ i cili ka nisur shume vite me pare .

    Ne te vertete sipas ,gjykimit tone ka ndodhur e kunderta .

    * * *

    Nderkohe kur Prodhimi eshte ne niveletminimale , R.T.SH-ja se bashku me Qendrat  Audiovizive te rretheve trasmetojne ne 16 Kanale , nga 2 kanale qe ishin me pare .

    Kjo eshte arsyeja qe Ekrani i Televizionit Publik eshte i varur teresisht nga Arkiva dhe qe mund ta quash pa frike te cilin “ Ark-Tv”.

    Kjo eshte arsyeja qe e detyron ate te transmetoje gjate nje mbremjeje te njejtin

    film apo Program artistik ne pese apo gjashte kanale .

    Me fjale te tjera nuk ka asnje ndryshim nga  nje guzhine e cila duhet te pergatise ushqim per gjashtembedhjete tavolina nderkohe qe eshte “ Furnizuar “ vetem per              kater te tilla .

    Ky eshte edhe momenti kur duket sikur Ekrani dhe Teleshikuesi TALLIN njeri  tjetrin .

    Se fundmi me lejoni te sjell ne vemendje se Greqia ka gjithesej TRE kanale te Televizionit Publik , dy nga te cilet jane  lokal, Gjermania ka TRE, Kroacia  DY ndersa Shqiperia GJASHTEMBEDHJETE!!!

    * * *

    Sot Radio Televizioni Publik Shqipetar nuk ka Drejtori Programacioni.

    Kjo eshte nje arsye tjeter qe Programet eKanaleve te ndryshme behen lemsh.

    Sot Radio Televizioni Publik Shqipetar nuk ka asnje Departament per Programet e femijeve !!!

    Te vegjlit jane te “ denuar “ te shohin vetem filma te huaj  Multiplikative .

    Ne fund te fundit ata nuk arrijne te kuptojne se Programet artistike tekrijuara enkas per ta u sjellin vetem atyre kenaqesi , ndersa filmat e huaj te cilet blihen me TENDERA, u sjellin me shume kenaqesi te rriturve .

    Sot ne Radio Televizionin Publik Shqipetar nuk ka as Sektor per prodhimin e filmave televiziv dhe as Departament per prodhimin Spektakleve artistike!!!

    Jane eliminuar!!!

    Edhe drejtori artistik, i cili per dyzet vjet me rradhe ka udhehequr programet dhe Spektaklet e ndryshme artistike eshte fshire prej vitesh nga organika e RTSH-se.

    Permenda NDRYSHIMET e mesiperme qe te mos duket e pa besueshme se Televizioni Publik Shqipetar , ndryshe nga Televizionet e qyteteve me te humbura te vendit ,“Feston”pese vjetorin  qe nuk ka prodhuar

    ASNJE SPEKTAKEL TE PERHERESHEM ARTISTIK.

    ASNJE !!!

    3 .

    Emigrimi i emrave ……

    * * *

    Neqoftese vite me pare ishte  veshtire te “Dilje “ne ekranin e vogel te R.T.SH-se , jo vetem per arsye biografike , sot eshte nje nga gjerat me te “ Lehta”. Madje nganjehere te luten edhe kur jane te  vetedijeshem qe “ s’ben “ per ate pune .

    Emerimet nepotike , pagat e ulta dhe shperblimet qesharake krahasuar me T.V.  private , kane nxitur “Emigracionin” e njerzeve te zot.

    R.T.SH-ja, “Materniteti “ ku linden talented si Ferdinand Deda , Agron Cobani , Alfons Gurashi , Blendi Fevziu,  Rudina Xhunga, Albertt Minga , Stefan Gajo ,Vera Grabocka, Pali Kuke , Adi Krasta , Eni Vasili e dhjetra , dhjetra te tjere , sot i ngjane “ Hotelit “ me njemije e njeqint shtreter , ku shumica e klienteve flene gjume duke pritur te qete pensionin.

    * * *

    4 .

    Ne nje nga veprat e tij Kadareja nder te tjera shkruan :”…Lufta ndermjet te Afteve dhe te Paafteve eshte nga me te egrat dhe ne nje lufte te tille , ata qe fitojne , zakonisht jane te Pa aftet .”

    Kjo sentence e gjeniut te letrave shqipe qe lindi ne regjimin e kaluar , vijon te” Flase “ edhe sot .

    Kesisoj lind pyetja :

    Cfar duhet te beje R.T.SH-ja kur numuri i tyre nuk eshte i pakte ?!

    Neqoftese Ekipi i ri qe ka ardhur ne krye te Radio Televizionit Publik Shqipetar do te mbaje shprese tek pullat qe mund t’i vere komardares …

    “ BICIKLETA KA PER TE HEC VETEM SHTREMET “

    Atehere cila eshte ZGJIDHJA …?

    Sipas gjykimit tone , nje nga zgjidhjet mund te ishte edhe propozimi  qe perben subjektin e LETRES …

    * * *

    LETER

    Presidentit te Republikes

    Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise

    Kryeministrit

    Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise

    Te nderuar

    Neqoftese do t’i hidhnit nje sy argumentave ne shkrimin e me siperm , do ta kuptonit motivin per te cilin u drejtohem me anen e kesaj letre .

    Per me shume se nje gjysem shekulli kam qene nje nga bashkepunetoret me te afert te Radio Televizionit Publik Shqipetar .

    Nisur nga kjo , por me teper nga deshira per ta shnderruar ne nje nga Ekranet me te dashura per teleshikuesin , do t’i propozoja Kuvendit te Shqiperise te miratoje nje Ligj i cili do te bente te mundur  MBYLLJEN e tij per TRE muaj .

    ( Une do ta konsideroja HAPJE , sepse ne gjendjen ku ndodhet , gjithemone sipas meje , ngjane me shume i “Mbyllur.” )

    Nje ide e tille nuk eshte vetem e jona .

    Pak vite me pare ajo eshte implementuar ne Radio Televizionin Publik Grek dhe ate Spanjoll

    Pergjate tre muajve punonjesit e kaluar ne asistence sociale do te duhet te rrine ne pritje te KONKURSEVE per t’u rikthyer ne vendet e tyre te punes .

    Kjo kohe do te sherbente per krijimin e KOMISJONEVE dhe pergatitjen  e KONKURSEVE

    ne fushen e Gazetarise , Teknikes ,Krijimtarise artistike dhe Administrates .

    Maxhoranca e KOMISJONEVE qe do te gjykoje ATA qe duhet te rikthehen dhe ATA qe mbeten jashte , sipas gjykimit tone , duhet te jete e perbere nga specialiste te HUAJ .

    Dhe ne mbyllje , neqoftese do t’i vihen serish PULLA komardares ,bicikleta…   “ …ka per t’hec vetem shtremet “.

    Me konsiderate

    Leka Bungo

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit