25.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Lekët e çmimit të BBVA i dua për djalin” – Deklarata shokuese e Rogertit: E ndiej që s’do jetoj më shumë se 5 vjet

    Mbrëmja e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është kthyer në një nga momentet më emocionale të këtij edicioni, pasi gjatë një darke speciale me të ftuarit, figurat më të njohura të ekranit të Top Channel, u dëgjua një rrëfim që surprizoi të gjithë të pranishmit.

    Një nga finalistët më të komentuar, Rogerti, teksa diskutonte për objektivat dhe garën drejt finales së madhe me moderatorët e ftuar në shtëpi, u shpreh hapur për motivimin e tij në lojë, duke theksuar se pjesëmarrja e tij nuk lidhet me famën apo përfitimet personale.

    Ai deklaroi se arsyeja kryesore pse synon çmimin e madh është e lidhur me të ardhmen e djalit të tij, për të cilin dëshiron të sigurojë një jetë më të mirë.

    Gjatë bisedës, Rogerti ndau edhe një ndjesi personale të fortë, duke përmendur një parandjenjë që e shqetëson prej kohësh, të cilën e lidhi me një kohë të kufizuar që ai mendon se mund të ketë përpara.

    “Kam ardh me marr lekët me ja rujt djalit. Se unë e ndiej që s’do jetoj mbi 5 vjet,” – u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit