Fitorja e djeshme praktikisht e çon Kombëtaren në dyert e Gjermanisë, nëse euforia nuk kthehet në armik. Më poshtë kalkulimet për ndeshjet e mbetura, pikët dhe kalendari.
-Moldavia ndeshjen e radhës del pushim, teksa më pas e pret Polonia në Varshavë, pret kuqezinjtë dhe e mbyll me Çekinë në Pragë, një kalendar praktikisht tepër i vështirë.
-Polonia shkon në Ishujt Faroe, më pas pret Moldavinë dhe Çekinë, kurse datën e fundit del pushim dhe pret çfarë ndodh. I duhet t’i fitojë të trija takimet e mbetura, ndryshe eliminohet.
-Çekia është e vetmja që ka 4 ndeshje radhazi dhe me shumë mundësi. Vjen në Shqipëri, pret Faroet, shkon në Poloni dhe në fund pret Moldavinë.
-Shqipëria me shansin e artë. Me këtë fitore ndaj Polonisë, mjafton të mos bej hapa fals dhe të sigurojë të paktën 6 pikë.
-Matematikisht, për shkak të datave pushim dhe përplasjeve të skuadrave rivale mes tyre: Poloni-Çeki dhe ndeshjet e vështira që ka Moldavia, i jep avantazh kuqezinjve. Pasi edhe nëse e mbyllim me pikë të barabarta me Poloninë… prevalon edhe golavarazhi direkt në favor.