18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

    “Shqipëria po bëhet dalëngadalë thesari i Ballkanit, për shkak të ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të përballueshme për të gjithë llojet e turistëve,” shkruan Lonely Planet, një botues librash udhëzues për udhëtimin që ka shtypur mbi 150 milionë libra dhe shërben si një burim i vlefshëm për të planifikuar pushimet.

    Ja cilat vende përmend Lonely Planet për t’u vizituar patjetër në Shqipëri:

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Theth

    “Thethi mund të jetë vendi më i qetë për t’u vizituar në Shqipëri. Ky fshat i vogël midis Alpeve të Shqipërisë është i përsosur nëse jeni duke kërkuar vendin më të mirë për të bërë ecje në mal dhe për të shijuar peizazhe të mrekullueshme.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Korçë

    ”Kur të vizitoni Korçën, mos humbisni kurrsesi një shëtitje në Pazarin e Vjetër të qytetit. Këtu mund të admironi stilin e shekullit XIII të këtij pazari, me rrugët e vjetra me kalldrëm dhe arkitekturën e stilit osman. ”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Gjirokastër

    ”I njohur si qyteti i gurtë, Gjirokastra është një qytet i mbrojtur nga UNESCO në jug të Shqipërisë.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Dhërmi

    ”Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion ku mund të shtriheni dhe të nxiheni duke shijuar një zhytje në det, atëherë duhet të vizitoni Dhërmiun. Është një nga perlat e Rivierës Shqiptare dhe shtëpia e shumë festivaleve muzikore verore.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Shkodër

    ”Qyteti i Shkodrës është një frymë e freskët dhe nuk ngjan me asnjë qytet tjetër në Shqipëri. Kur të mbërrini, do të vini re se shumica e popullsisë ecën nëpër qytet me biçikletë. Ndërsa jeni atje, bëni siç bëjnë vendasit dhe merrni me qira një biçikletë për ditën.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Lin

    ”Fshati Lin është një fshat i qetë i pozicionuar në liqenin e Ohrit, që do të thotë se ka peshkim të shkëlqyer. Nëse jeni duke kërkuar për një arratisje nga liqeni dhe dëshirë për heshtje dhe qetësi, vizitoni fshatin Lin.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Sarandë

    ”Saranda është porta jugore e rivierës shqiptare dhe një nga qytetet më të mira për t’u vizituar.”

    Lonely Planet: 8 vendet më të mira për t'u vizituar në

    Porto Palermo

    “Porto Palermo është një destinacion unik udhëtimi për shkak të kështjellësnë formë trekëndëshi. Gjithashtu ka edhe disa nga plazhet më të bukura dhe paqësore. Ky është një vend i shkëlqyer për vend kampingu.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit