20.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lonely Planet e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në vitin 2023

    Lonely Planet ka përzgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet që duhet vizituar në vitin 2023.

    Në vend të një liste të thjeshtë, edicioni i vitit 2023 është një format pak më ndryshe nga ai i viteve të kaluara.

    Klasifikimi vjetor “Më të mirat në udhëtime” ndahen në pesë kategori: ushqimi (të ngrënët), të mësuarit nga udhëtimi, udhëtimi/eksplorimi, çlodhja/relaksimi dhe ndërveprimi/ rikontakti.

    “Këtë vit, ne donim vërtet të provonim diçka të re dhe donim të pasqyronim mënyrën se si i shihnim udhëtarët që kërkonin udhëtime, e cila kishte të bënte jo vetëm me destinacionin, por edhe me përvojën”, – shpjegon Nitya Chambers, redaktore ekzekutive në LP.

    Çdo vit, listat më të mira të udhëtimit të Lonely Planet fillojnë me nominime nga komuniteti i stafit, shkrimtarëve, blogerëve dhe partnerëve botues. Nominimet ngushtohen nga paneli i saj i ekspertëve të udhëtimit në vetëm 30 destinacione. Secili është zgjedhur për aktualitetin, përvojat unike, faktorin “wow” dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë, komunitetit dhe diversitetit.

    Shqipëria, përfshihet në kategorinë më të mirat në udhëtime 2023 për ndërveprimin.

    “Në disa vende mund ta nisësh ditën në mal dhe ta përfundosh në det. Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’iu lërë pa frymë. Shqipëriaa mund të fitojë një vend në listën tonë më të mirë në udhëtim për t’u çlodhur, por kur ecni nëpër malet e saj, pa dyshim që do të keni më shumë kohë për t’u lidhur me njerëzit që jetojnë atje”, përshkruan udhërrëfyesi global.

    Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është në periudhën maj-qershor dhe shtator-tetor ku temperaturat lokale variojnë në 13 deri në 23 gradë Celsius, sipas Stuart Butler, ekspert turizmi i cili ka sugjeruar një guidë 4-ditore për të vizituar Shqipërinë në 2023, ku ndër të tjera ka përmendur Shkodrën, Luginën e Valbonës, Thethin, Syrin e Kaltër, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Lumin e Shalës etj.

    Pse duhet të vizitoni Shqipërinë?

    “Për shumicën e njerëzve, Shqipëria është një enigmë. Një vend në Europë, por jo si pjesa tjetër e Europës. Më pak e rafinuar. Ndoshta më e egër rreth skajeve. Dhe kjo është ajo që e bën udhëtimin këtu kaq tërheqës.

    Gjatë një diktature të egër komuniste, gjatë së cilës feja u ndalua, udhëtimet po ashtu, dhe pronat u kthyen shtetërore, kufijtë e Shqipërisë u mbyllën për pjesën më të madhe të të huajve. Ndërsa periudha komuniste përfundoi në 1991, pak të huaj e vizitojnë edhe sot. Megjithatë, ata që e bëjnë këtë, zbulojnë një vend me male të thepisur dhe një histori të lashtë.

    Të vizitosh Shqipërinë është një aventurë e vërtetë. Një vend me zemër të ngrohtë, ku mikpritja, krenaria dhe tradita ndërthuren, dhe një buzëqeshje miqësore është gjithmonë një vështrim larg”, shkruan Butler.

    Më të mirët në listën e udhëtimeve 2023/ Kategoritë e Lonely Planet

    Ushqimi/ kënaqësia kulinare

    Nuk është për t’u habitur që Lima shfaqet si një nga të zgjedhurit nën kategorinë “eat” të listës së Lonely Planet. Restorantet në kryeqytetin e Perusë për vite me radhë përfshihen në listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

    • Lima, Peru
    • Umbria, Itali
    • Fukuoka, Japoni
    • Kuala Lumpur, Malajzi
    • Montevideo, Uruguai
    • Afrika e Jugut.

    Udhëtimi / eksplorimi

    Pavarësisht nëse dilni në rrugë në kërkim të restoranti të mirë apo një peizazhi të mrekullueshë, të qytetit, udhëtimi ka të bëjë me zbulimin gjatë rrugës drejt itinerarit tuaj.

    • Nova Scotia, Kanada
    • Butani
    • Parku Natyror Kombëtar, Kolumbi
    • Australia Perëndimore
    • Stamboll – Sofje me tren (Turqi-Bullgari)
    • Zambia

    Çlodhja / Relaksimi

    Pandemia nxiti gjithashtu një dëshirë tjetër: stresi i punës nga shtëpia ndërsa fëmijët shkolloheshin nga “zoom”, do të thotë që shumë udhëtarë thjesht duan të bëjnë një pushim të gjatë.

    Destinacionet e ishujve, si Xhamajka dhe Dominika në Karaibe, janë vetëm vende për t’u çlodhur, sipas Lonely Planet.

    • Halkidiki, Greqi
    • Xhamajka
    • Dominika
    • Raja Ampat, Indonezi
    • Malta
    • Jordania

    Kontakti i afërt / rilidhja / ndërveprimi

    Sipas Lonely Planet energjia në këto destinacione do t’ju çojë në një aventurë që ju lidh me kulturën dhe komunitetin.

    “Ndërsa bota u hap pas kufizimeve të gjata Covid, shumë udhëtarë ndien dëshirën për t’u lidhur ose rilidhur me të tjerët”.

    • Alaska
    • Shqipëria
    • Akra, Gana
    • Sidnej Australi
    • Guajana
    • Boise, SHBA

    Të mësuarit nga udhëtimi

    A keni filluar të piqni brumin e thartë apo të mësoni një gjuhë të re gjatë izolimit? Nëse doni të mbani gjallë frymën e të mësuarit përtej pandemisë, Lonely Planet sugjeron të vizitoni këto vende për të thelluar njohuritë tuaja.

    • Mançester, Mbretëria e Bashkuar
    • New Mexico, SHBA
    • Dresden, Gjermani
    • El Salvador
    • Skocia Jugore
    • Marsejë, Francë.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit