9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luca i Mesdheut dhe balta e Tiranës

    U ngopët me listat e rrogave të majme që dolën para pak javëve ku emrat e kodoshëve, dallaveraxhinjve, sahanlëpirësve, dashnoreve e dashnorëve renditen sa majtas e djathtas? Shikojini e kexojini me rradhë një e nga një sesi milionat vërdhojnë jo prej meritës dhe djersës së derdhur por prej perversitetit tribalist dhe politik.

    I patë, u acaruat, u tërbuat?

    Një pyetje kam unë, pse pas 2 javësh sulme e poshtërimesh vurtuale e mbyllët gojën për Gjergj Lucën?

    Sapo e keni kontrolluar me lupë në dorë listën e rrogave dhe pasi keni qëmtuar një e nga një emrat e gjithë punonjësve të kompanisë “Rozafa Fish City” po heshtni si mjeranë.

    Pse nuk lëshoni bataretë dhe mitralozët e fyerjeve siç bëni sa herë Gjergj Luca opozitaron politikat fiskale, sa herë Gjergj Luca klith për eksportet, sa herë Luca mbron punonjësit, sa herë Gjergj Luca hap vende të reja pune në provincat e harruara të Labinotit, Gramshit, Përrenjasit, Maliqit?

    Listën e rrogave e kontrolluat dhe e patë me sytë tuaj si respektohet korrektësisht puna e qindra mijërave peshkatarëve, përpunuesve, paketuesve, transportuesve, ekonomistëve, ndërtuesve të kompanive të Gjergj Lucës. E patë me sytë tuaj dhe mbyllët gojët e liga sepse Luca nuk u doli bukëshkalë si Batoni, Bushati, Bejtja, Blushi, Fevziu…

    Gjergj Luca nuk u shfaqet çdo natë me fytyrë e zë nëpër ekrane tu helmojë si analthithsat por shfaqet në tryezat dhe pjatat tuaja me prodhimet vendase tek hani shëndetshëm. Madje edhe në ekran shfaqen Luca-t me Ndrekën e madh dhe Mimikën e papërsëritshme por nuk u helmojnë, u ngopin shpirtin me artin e shtatë.

    Ndërkohë që unë po mbaroj së shkruari, 50 prej jush do filloni të shani si zakonisht online, 5 milionë të tjerë do konsumojnë prodhimet e Rozafës nga Elbasani në Oslo, Varshavë, Vilnus, Tokio ndërsa ai i zhurmëmadhi punëtor Gjergj Luca po lundron në ujërat e Mesdheut me anijet e tij dhe nuk ka kohë të lexojë as shkrimin tim, nuk ka kohë të përpunojë e të paketojë as fyerjet apo mallkimet tuaja. Rozafa kap e shet peshk për njerëz, nuk kap e nuk shet njerëz për peshqit!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit