spot_img
spot_img

Luizi i këndon këngën e Butrint Imerit, Kiara ia pret shkurt: Mos i përmend më këto, pa lidhje fare…

spot_img

Prej fillimit të Big Brother Vip Albania, dyshja më e komentuar vijon të jenë Luizi dhe Kiara.

Këngëtari i cili është bërë një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni e ka shprehur hapur simpatinë e tij për moderatoren.

Megjithatë për herë të dytë ditën e djeshme ai përmendi këngët e ish partnerit të Kiarës, këngëtarit të njohur Butrint Imeri.

Teksa po qëndronin ulur në oborr, Luizi këndoi disa vargje nga kënga e tij dhe kjo nuk i pëlqeu aspak moderatores e cila reagoi në mënyrë të prerë.

Më i habitshëm ishte reagimi i Luizit i cili pretendoi se nuk dinte asgjë për lidhjen e saj me këngëtarin në fjalë.

REPLIKAT

Luizi: Ti ki me lyp dikë si unë!

Kiara: Pa lidhje fare! Të lutem shumë mos i përmend më këto! E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë!

Luizi: Nuk dija gjë

Lajmet e fundit