13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lulzim Basha fton Berishën dhe Metën në SPAK: Le të përballemi aty

    Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi gjatë takimeve me Degën 4 se përpara janë dy zgjedhje, ose me demokratët ose me Ilir Metën.

    Basha theksoi faktin që Berisha dhe Meta e kanë firmosur dikur iniciativën për vetingun politik, ndërsa sot janë kundër.

    Basha ftoi Metën dhe Berishën që të shkojnë bashkë me të në SPAK, lidhur me akuzat që ata kanë hedhur në drejtim të kryedemokratit.

    “Mund të rrimë të heshtur, mund të vendosim të mos futemi në këtë betejë, mund ta lëmë Ilir Metën, që me dorën e Sali Berishës, të marrë prapë vota demokratësh t’i çojë te Ilir Meta, ky pastaj t’i çojë tek Edi Rama.

    Se këto janë zgjedhjet; o me demokratët për demokratët, o me Ilir Metën për Ilir Metën, që do të thotë për Edi Ramën. Të tjerat janë broçkulla. Dhe se kam fjalën vetëm për 6 marsin, e kam fjalën për gjithë iniciativat. Shikoni si bëhen bashkë kur iu cenohen interesat! E mbani mend në 2018-ën, iniciativën për vettingun politik? Sigurisht që e mbani mend.

    Pse në 2018-ën edhe Sali Berisha edhe LSI e firmosën dhe sot janë kundër? Pse? Pse janë kundër sot? Sot që e kanë bërë malin e akuzave kundër meje, kundër bashkëpunëtorëve të mi, më të lartë se malin e Dajtit, unë iu them merrini këto akuza, çojini në SPAK, unë i pari shkoj në SPAK, dhe bashkë me mua të vini ju të dy, Edi Rama, gjithë ministrat dhe ish-ministrat e tij, gjithë politikanët shqiptarë, dhe atje të bëhet vettingu i politikanëve.

    Atje të bëhet vettingu i pasurisë së çdokujt, familjeve të çdokujt, ortakëve të çdokujt dhe lidhjeve të çdokujt me botën e nëndheshme. Pse thonë jo? Se duan të vazhdojnë raketë e shpifjeve. Nuk e duan të vërtetën! Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës!

    Të tre janë pjesë e një makinerie zhurme dhe propagande që ka për qëllim të fshehë aktualisht dy gjëra; qeverisjen më të korruptuar dhe të dështuar që ka pasur ky vend këto 30 vite, që është arsyeja numër një e varfërisë, dhe armiku numër një i mirëqenies në kuptimin e plotë të fjalës për shqiptarët, mirëqenies ekonomike, mirëqenies shëndetësorë, sigurisë për jetën, mungesës drejtësisë, mungesës rëndit publik, emigracionit masiv dhe së dyti kjo propagandë mundohet të fsheh një tjetër të vërtetë”, tha Basha.

    “Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bëre bashkë për të shkatërruar partinë demokratike secili për arsyet e veta, i pari sigurisht sepse e ka sot pengesën e vetme, është kështu apo jo? Kush tjetër është në betejë dhe i jep zemër edhe të tjerëve? Një nga një institucionet janë të kapur të paktet janë gazetarët s’po them mediat që mbahen. Pengesa e vetme për të rivendosur sundimin absolute për Edi Ramën është partia demokratike.

    I dyti e ka thënë qartë o bëhuni mbulese për mua ose do ju shkatërrojë dhe e provoje me 8 Janar, por falë vendosmërisë demokrateve e mori përgjigjen që meritonte. Që ajo shtëpi është e demokrateve, që kjo parti është e demokratëve dhe do të jete e demokratëve.  Kurrë, asnjëherë e asnjë emër të përveçëm kushdo qoftë ai. E për të tretin nuk besoj se ka nevojë të bëje komente se tani të gjithë e kemi kuptuar lojën e tij se gjithmonë ka investuar që të dobësohet Partia Demokratike, gjithmonë ka investuar të dobësohet në forma dhe mënyra të ndryshme duke e goditur, duke e lajkatuar ndonjëherë duke bëre si ekstremist më i madh i demokratëve, pse? Për të marr votash demokratësh dhe pastaj për ti çuar tek Edi Rama.

    Këto janë dy sfida përballë të cilave gjendemi ndërkohe ne kemi një plan të qartë për të ecur përpara dhe në këtë plan na duhet të marrim gjithë atë pjesë të shoqërisë që është shumica dërrmuese e shoqërisë e cila sheh nga ne rrugët e zgjidhjes”, vijoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit