Aktori i njohur Rezart Veleshnja po kalon një moment të vështirë në jetën e tij personale, pasi ka humbur të atin.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë aktori përmes një mesazhi prekës në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë.
Me fjalë të ndjera, Rezarti e ka përshkruar të atin si babain më të mirë në botë, duke treguar boshllëkun e madh që kjo humbje ka lënë tek ai.
“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do t’ia bëj!
Ma thave zemrën…
Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar aktori.



