spot_img
spot_img

“Ma vranë djalin” – Prindërit e një prej fëmijëve që humbi jetën në Durrës, e morën vesh lajmin nga televizioni

Mes dhimbjes dhe trishtimit, në zonën e ish-Kënetës në Durrës u mbajt ceremonia mortore e dy vogëlushëve, Kles Nikolli dhe Enea Muça, të cilët u përplasën për vdekje ditën e djeshme nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Një banore, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë mortore në familjen Nikolli, tregoi për mediat se e ëma e 9-vjeçarit Klesi, e cila ndodhej në Itali bashkë me bashkëshortin e sëmurë me kancer, ka parë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.

Banorja shtoi se në reagimin e saj të dhimbshëm, ajo thotë se djalin ia kanë vrarë në derën e shtëpisë.

Ishin në fshatin tonë, një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër. Ngjarjen e kanë parë nga televizori, sepse mamaja kishte shkuar në Itali për të vizituar bashkëshortin që ishte sëmurë.

Kanë parë ngjarjen nga kamerat, dhe mamaja vetëm bërtet: ‘Ma vranë djalin në derë të shtëpisë’. Babai është shumë i sëmurë, me një sëmundje të rëndë, dhe me zor flet.

Kjo ngjarje na ka prekur të gjithë, jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut,” rrëfeu banorja që mori pjesë në ceremoninë mortore.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit