10.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Maluma që na fyen: Organizimi pa sens i një ahengu në kohe mortjeje…

    Edhe Maluman e kishim mangut këto ditë të tersta, globalisht e lokalisht. Një këngëtar, nga ata me famë të kësaj kohe edhe të degradimit muzikor ndër të tjera, që ia behu në Tiranë për Festën e Verës, për të qenë në sheshin Skënderbej në festimet e organizuara nga Bashkia.

    Kishin të drejtë ata që protestonin kur e sollën si argument të një papërgjegjshmërie pushteti për të organizuar ahengje pa sens në këtë kohë mortje, ekonomike dhe sigurie.

    U përmenden paratë e derdhura për të, por i pari i qeverisë, pos që tha që nuk e njihte, se ishte hera e parë që ia dëgjonte emrin, dha garanci se asnjë lek s’kish dalë për të nga qeveria apo bashkia.

    “Nuk e di çfarë është Malumja. As e dija ça ishte, sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumen. S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik, as i qeverisë as bashkisë, se pyeta ça është kjo Malume.

    E ka sjellë këtu një kompani private. Unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama në një komunikim në FB.

    Edhe sikur vërtet të mos jetë shpenzuar asnjë lekë buxhetor për Malumen, pra, pa dyshuar në ato që thotë kryeministri, thjesht koncerti i tij është fyes. Jo i tij si njeri, si lloj muzike, por si kohë e gjetjes për të dhënë koncert.

    Në këtë kohë, as festimet e Ditës së Verës nuk kanë sens, me ojna-ojnat zbukuruese. Është si të zgjedhësh të rrëkëllesh ca gota për të hequr mendjen, kur mendja të duhet për gjëra të mëdha, ose t’ia servirësh miletit këtë lloj dehjeje ndërkohë që ai ka nevojë të shkundet, të ndërgjegjësohet, e jo t’ia mpish dhe atë pak mendje që ka, edhe atë ashtu të turbulluar.

    S’duhej bërë për shumë arsye të tilla, por mbi të gjitha edhe për t’u bërë karshillëk protestave, për t’u thënë atyre se ja, ka një tjetër popull që s’është si ju, se zgjedh të këndojë e festojë.

    Nëse është ndjekur kjo djallëzi në sjelljen e Malumas, është akoma më e rëndë se naiviteti apo papërgjegjshmëria si ajo e organizimit të një ahengu në kohë mortjeje

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit