9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Manchester United, Ronaldo do të qëndrojë me një kusht

    Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Djajtë e Kuq në fundin e sezonit për shkak se nuk po merr gëzime të mëdha në Old Trafford.

    Sipas ESPN, portugezi do të marr një vendim mbi të ardhmen e tij  vetëm pas zgjedhjes së trajnerit të ri. Kontrata e portugezit me Djajtë e Kuq skadon në qershorin e vitit 2023, por duke parë se CR7 ka qenë kundër zgjedhjes së Rangnick për të zëvendësuar Solskjaer, zërat për një lamtumirë të tijën në qershor janë shtuar.

    Megjithatë, siç ka thënë ESPN, Cristiano do të marrë një  vendim për të ardhmen vetëm pasi të mësojë emrin e trajnerit të United për sezonin 2022/23.

    Ronaldo ka luajtur 18 ndeshje në Premier League, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 3 asiste. Ka realizuar edhe 6 gola në 5 ndeshje të fazës me grupe të Champions League.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit