10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Manual për kurva

    Nga Edison Ypi

    Që ky manual për kurva të jetë i dobishëm për sa më tepër lavire të interesuara për tu paisur me njohuri të thella nga shkenca e kurvologjisë, duhet ditur çfarë kurve je.

    Nëse je, ta zemë, kurvë mediatike, zhabulane gazete apo baxhellë reviste, mos rresht së ngrituri në qiell zuskat e çfardolloji. Sidomos bushtrat që paguajnë për të dalë në faqet e para me ngjyra dhe të fotoshopuara. Bëji të duken 25 kur janë nja 55. Numërojua një nga një dashnorët e ëndërrave dhe partnerët imagjinarë me të gjitha tekat, huqet, veset, perversitetet.

    Nëse je shurrë televizive, përdore video-kuvllëkun me zotësinë e duhur. Hiqu sikur nuk e ke si të tjerat por me pesë brima. Fto në studio hajdutët më të ndyrë të politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi të leverdisshme. Me fukarenjtë s’ke punë. Nga ata s’del gjë.

    Po je rruspie e Shoqërisë Civile kaloje kohën nëpër konferenca, sympoziume, restorante, kafenera. Hiqu sikur je me të dobtit, me të pambrojturit, me fukarenjtë. Nga ana tjetër thur dhe zbato strategjira si t’i vjedhësh të gjitha fondet kushtuar rrjepacukëve.

    Maksikurva, superkurva, hyperkurva, kurva e kurvave, kurva politike, s’ka nevojë për këshilla, është vetë shkencëtare e kurvllëkut.

    Por mund të jeshë kurvë e zakonëshme, kurvë ordinere. Për shkak të numurit të madh në rritje dhe laryshisë marramendëse që kurvën ordinere e karakterizon; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë kurvlliku, kurva ordinere është më e vështira për t’i dhënë këshilla, ç’ka nuk e marr përsipër ta bëj.

    Mirpo kurvlliku s’ka fund. Ndoshta je stërkurvë, lavire, rruspie, baxhellë. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere që shpatullat nga mbrapa të duken si bythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, pra nëse je kurvë që i ke thyer të gjitha këto rekorde, nuk do të thotë që ke marrë fund. Gjej shpejt një budalla dhe merre për burrë.

    Çfardolloj kurve të jesh, kur dëgjon të flitet për Shqipërinë, që mos të marrin për kurvë injorante, urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet për së mbari, bëhet qef, ka rend, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, punë të lehta që paguhen sa s’ta rrok mendja, korrupsioni është zero. Bëj kujdes gjithashtu që nëse dikush do të cilësojë kurvë, pasi ta falenderosh, jepi këtë spjegim;

    Në Diktaturë kishim më tepër kurva se goca të mira dhe më pak çuna të mirë që vdesin për kurva se goca të mira që kishin qef kurvarë.

    Në Demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva dhe më tepër kurvarë që vdesin për goca të mira se kurva që kanë qef çuna të mirë.

    Përdore pra lëmshin me goca, çuna, kurva, kurvarë, për të qartësuar si ka mundësi që edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin aq shumë bastarda.

    Nga këto qartësime nuk do kuptojë kurkush kurgjë.

    E ç’rëndësi ka nëse kuptojnë a s’kuptojnë çfarë thotë kurva.

    Rëndësi ka të pushkatohet koha në kafene, të nxihet dita me muhabete, të zbardhet nata para televizorit.

    Nëse me këto këshilla për kurva ti e dashur lexuese s’ke të bësh, madje as nuk i kupton, bëj të vetmen gjë që në vendin e kurvave, kurvarëve, hajdutëve, banditëve, një femre për së mbari i lejohet të bëjë; Ngjitu në Qiell pasi të jeshë bërë copash kur sapo je hedhur nga një grataçiel.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit