Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli këtë të martë në një deklaratë për mediat ku ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e Veliajt si dhe vizitën e kreut të fushatës së Donald Trump në Shqipëri Chris LaCivita.
Sipas Berishës, kryeministri me deklaratën e tij bëri gjithçka që mundi që të dalë i papërfshirë në aferat për të cilat akuzohet Veliaj dhe se nuk ka hallin e këtij të fundit, por të vetes pasi prokurori (Altin Dumani) dhe gjyqtari i kanë futur frikën.
“Ai nuk kishte hallin e Velisë kishte hallin e tij, sepse ky prokuror që guxoi dhe kërkoi arrestimin e Erion Velisë dhe ky gjykatës që vendosi arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit e çuan në Surrel. Sepse lejet e ndërtimit me favore Edi Ram ai ka me tërkuzë.”



