Boksieri i njohur, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij Marigona i kanë dhënë fund beqarisë në Gjermani.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Marigona ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku ata i thanë “Po” njëri-tjetrit, teksa përkrah tyre ka shkruar, “Zyrtarisht Krasniqi”.
Kujtojmë që ky vendim i çiftit vjen pasi ata u fejuan pak muaj më parë. Të shumta kanë qenë urimet për modelen dhe Robin Krasniqin nga miqtë, të afërmit dhe ndjekësit e tyre.