spot_img
spot_img

“Mbase në televizor dukem i zymtë”- Rama në Facebook: Kam një martesë të lumtur, nuk jam këtu për t’u dukur i bukur!

spot_img

Kryeministri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa kërkoi votën e qytetarëve, Rama nuk kurseu batutat me ndjekësit e Facebook.

Ai tha se mbase ekrani e tregon më të zymtë, ndërsa theksoi se ai nuk është për t’u dukur bukur, e as ëmbël por për të bërë detyrën e tij si kryeministër i vendit.

“Jam po ai që jam, po mbase në televizor dukem içik si më i zymtë. Unë nuk jam kandidat për ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur kështu që nuk jam për t’u dukur bukur, i ëmbël apo i thatë jam këtu për të bërë punën. Kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Rama.

Lajmet e fundit