12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mbledhja e PD degradon si sherr grash: Ulërima, thyerje gotash e tentativa për rrahjen e Ervin Salianjit

    Ajo çfarë ka ndodhur në mbledhjen e PD-së, jo vetëm që është shumë larg të bërit politikë, por është shumë larg edhe nëse e krahason me sherret e grave të lagjes.

    Burime nga mbledhja thonë se gjithçka ka nisur kur deputetja Oriola Pampuri ka thënë se synimi i PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk ka qenë fitimi i gjashtë bashkive, sepse është kjo është e pabesueshme.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Ervin Salianji, i cili ka ulëritur duke i kërkuar Bashës që t’i kërkonte Pampurit ta tërhiqte deklaratën, ndërkohë që ajo ulërinte nga krahu tjetër.

    Pas kësaj përplasjeje, Basha e ka marrë Salianjin dhe ka dalë jashtë me të për të ulur gjakrat, po aty ka shpërthyer përplasja edhe më keq.

    Mësohet se zonja Violeta Geci, e cila është shfaqur si personazh gjatë përplasjeve me grupin e Berishës para disa muajsh, ka tentuar të godasë me grusht Ervin Salianjin.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së Basha, i cili e ka mbrojtur deputetin me trupin e tij.

    Pas kësaj në mbledhje ka pasur një histeri në grup dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Grida Duma ka thyer një gotë duke i ulëritur Bashës për personat që kishte futur brenda. Ndërkohë ka vijuar debati me Salianjin që ka sharë Pampurin.

    Më herët sekretari Bardhi, dy nënkryetarët e PD-së Alibeaj e Tabaku si dhe pjesa dërrmuese e deputetëve i kanë kërkuar Bashës që të dorëhiqet si kryetar e t’i hapë rrugën bashkimit me pjesën e Foltores së Berishës.

    Një pjesë e deputetëve mes të cilëve Alibeaj, Xhaferri e të tjerë kanë theksuar se largimi i Bashës duhet të shoqërohet me tërheqjen e Berishës si një mundësi për bashkimin e PD-së.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit