12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mbrëmë kisha frikë

    Nga Elma Doresi

    Mbrëmë kisha frikë.

    Erdha në lagje, parkova dhe …nuk po dilja nga makina. Në lagje ishte qetësi, të gjithë ishin brënda.

    Mora telefonin dhe i bej një telefonatë familjes. “Jam në makinë dhe s’di por paskam frikë të dal”.

    – Hajde lartë se e kapën kriminelin.

    U lehtësova.

    Fakti që një kriminel por sillej përreth në Tiranë dhe kishte vrarë tre vajza të moshave 30-31 vjece dhe kishte plagosur edhe tre të tjera më krijoi ankth.

    Jeta është bërë e pasigurtë.

    Unë nuk jam juriste dhe nuk i njoh ligjet.

    Krimineli psikopat lexova se përpara disa vitesh kishte vrarë gruan 22 vjecare, përdhunuar kunatën dhe marr peng nënën e tyre. Me të drejtë më lind pyetja: A nuk ka mjaftuar për ta burgosur përjetë?!

    Mesa duket jo.

    Atëhere më lind një tjetër pyetje: A ka psikolog apo psikiatër kur dikush me këtë të shkuar përpara se t’a lirojnë ti bëjnë një vizitë për të parë nëse ky njeri e meriton lirinë dhe nëse ka reflektuar mbi cfare ka bërë?! Se di!

    Kam një sygjerim: Mos hidhni para nëpër shoqata me protesta. Neve nuk jemi popull që komunikojmë.

    Hidhni para dhe ndërtoni qëndra psikiatrie dhe mbyllini këta njerëz të rrezikshëm për shoqërinë aty mqs dënimin e vdekjes nuk e ktheni dot. Ose lërini kështu sic janë dhe presim në vazhdim humbje jetësh sërish.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit