24.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më dukej sikur do të vdisja”: J.Lo kthehet pas në kohë dhe rikujton ndarjen nga Ben Affleck

    Jennifer Lopez ka njoftuar fansat se shumë shpejt do të vijë me një album të ri, të quajtur “This Is Me…Now”, por gjithashtu, nuk ka hezituar të kthehet pas në kohë dhe të flasë për ndarjen e famshme nga Ben Affleck, i cili tashmë është bashkëshorti i saj.

    Në një intervistë me Zane Lowe, J.Lo tregoi se ndarja nga Affleck 20 vite më parë, ishte një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj.

    “Nuk performoja dot këngët. Periudha pas ndarjes ishte shumë e dhimbshme. Ishte dhimbja më e madhe në jetë. Sinqerisht, më dukej sikur do të vdisa”, u shpreh J.Lo. Gjithsesi, ajo tha se tanimë, pas 20 vitesh, beson në fundet e lumtura dhe po përjeton një të tillë.

    Jenn foli edhe për albumin e ri dhe tha se dëshiron që t’u japë fansave një tablo të qartë të dashurisë së saj të madhe me aktorin e njohur. Ajo shtoi se albumi tregon fiks momentin kur u ribashkua me dashurinë e jetës së saj dhe vendosën të jenë bashkë përgjithmonë.

    “I gjithë mesazhi i albumit është: “Kjo dashuri ekziston. Kjo është dashuri e vërtetë”.

    Pra, në albumin “This Is Me…Now” ka vetëm këngë dashurie dhe besojmë se do t’i dëgjojmë aq shumë, sa edhe ne do ta dashurojmë Ben-in.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit