spot_img
spot_img

“Më hëngri pulën” – Shqiptari vret një qen në Greqi, gjobitet me 30 mijë euro

spot_img

Policia greke ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, pasi ka vrarë një qen endacak. Ngjarja ka ndodhur në zonën Gerakarou të bashkisë Lagada.

Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur qenin me një levë hekuri derisa e ka ngordhur. Para policisë ai ka pretenduar se e ka vrarë qenin pasi i kishte ngrënë një pulë.

Ndaj emigrantit shqiptar, është ngritur një padi për vrasje të kafshëve, ndërsa mësohet se në ditët në vijim Prokuroria do të nxjerrë verdiktin përfundimtar për të.

Ai u gjobit me 30 mijë euro, në pritje të vendimit përfundimtar.

Lajmet e fundit