Atmosfera festive që pasoi finalen e Big Brother VIP Albania solli jo vetëm emocione, por edhe rrëfime të sinqerta nga protagonistët e këtij edicioni. Në “She’s On Air” në Top Albania Radio u publikuan intervista ekskluzive me finalistë, ish-banorë dhe opinionistë, të cilët ndanë më shumë detaje nga përjetimet e tyre brenda shtëpisë.
Një nga zërat që tërhoqi vëmendje ishte ai i Mirit, i cili foli për herë të parë pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBV. Ai u shpreh se ndihet i qetë dhe i lumtur me rrugëtimin e bërë, duke theksuar se tani po kupton më mirë disa situata që i kishin shpëtuar gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Ndihem shumë mirë, po kuptoj edhe disa gjëra të tjera se çfarë ka ndodhur kur unë isha brenda. Jam shumë i kënaqur me atë që kam përjetuar.”
Sa i përket marrëdhënieve me banorët e tjerë, ai la të kuptohej se jo me të gjithë do të vazhdojë komunikimin pas daljes:
“Me ata që nuk duhet të flas.”
Në një moment tjetër të intervistës, Miri komentoi edhe ndryshimin në look-un e bashkëshortes së tij, të cilin e vuri re gjatë surprizës në natën finale. Ai u shpreh se e pëlqen në të dyja versionet:
“Më ka pëlqyer bionde por është shumë interesante edhe brune.”
Ndërsa për pyetjen se cila ishte gjëja e parë që bëri pasi la shtëpinë e BBV, përgjigjja e tij ishte e thjeshtë dhe plot ndjenjë:
“Putha vajzën.”



