10.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më ka thënë për këto lajmet…” – Danja tregon për herë të parë si e priti i dashuri pas daljes nga “BBVA”

    Gjatë mbrëmjes së djeshme në Fan Club, Danja foli për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.

    Ish-banorja tha se me Redin diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë.

    Sa i përket marrëdhënies me G Banin, Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.

    Pjesë nga biseda:

    Heidi: Çfarë diskutuat me Redin kur dole nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

    Danja: Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht. Me G Banin as nuk u përshëndetëm sot.

    Heidi: G Bani, a do e doje shoqërinë e Danjës jashtë

    G Bani: Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë, Danja jo vetëm që shoqëri nuk deshi por ishte dhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e Danjës jashtë.

    Heidi: Redi ka kontaktuar prindërit e tu për situatën që keni patur brenda në shtëpi me Danjën?

    G Bani: Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në mënyrë shumë dinjitoze.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit