spot_img
spot_img

“Më ka zhgënjyer” – Moza flet për Zhakun: Ka pasur lidhje me partnerin tim, s’e kam konsideruar kurrë shoqe

spot_img

Raporti mes Mimoza Ahmetit dhe Zhakut duket se është më i tensionuar se kurrë. Gjatë një bisede për debatet e fundit në “Ferma VIP”, poetja sqaroi se mes tyre nuk ka ekzistuar ndonjëherë një miqësi e vërtetë.

Moza reagoi edhe ndaj deklaratave të Zhakut, e cila tha se poetja ka humbur imazhin e saj artistik brenda formatit. Sipas Zhakut, Mimoza ka nevojë për komunikim intelektual, por njerëzit përreth nuk arrijnë ta kuptojnë, duke ndikuar negativisht në perceptimin e publikut për të.

Nga ana tjetër, Ahmeti tregoi se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e paqëndrueshme. Ajo kujtoi se në fillim të viteve 2000 kishin planifikuar të realizonin një album së bashku, por projekti nuk u konkretizua pasi Zhaku u tërhoq dhe Moza vendosi ta vazhdonte e vetme.

Poetja shtoi se distanca mes tyre ka qenë e gjatë dhe nuk kanë pasur kontakt të afërt ndër vite. Madje, ajo zbuloi edhe një detaj personal, duke thënë se Zhaku ka pasur një raport me partnerin e saj në të kaluarën.

“Nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta. Kanë kaluar vite të tëra pa komunikim dhe sot nuk mund ta quaj miqësi. Ka reagime të ekzagjeruara dhe mendoj se ka humbur shumë pikë”, u shpreh Moza.

Lajmet e fundit