18.5 C
Tirana
E martë, 21 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Më kanë marrë pronën”- Gruaja hipën mbi hekura për të hyrë në SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë

    Ka nga ata që thirren nga SPAK dhe nuk duan të shkojnë, por ka nga ata që hipin dhe nga hekurat vetëm që të çojnë hallin e tyre në Prokurorinë e Posaçme.

    I tillë është rasti i të moshuarës nga Kurbini Drane Gjoka. Ajo sot ka qenë në SPAK, ndoshta jo për të parën herë për të kërkuar të drejtën e pronës së saj.

    E moshuara ka hipur nga hekurat për t’u futur brenda SPAK-ut. Është nxjerrë jashtë me forcë nga një punonjës i sigurisë dhe më pas sërish ka hipur mbi hekura për të hyrë brenda institucionit të akuzës, duke thirrur “se i kanë marrë pronën” dhe duke akuzuar kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Carën.

    Pasi është nxjerrë për të dytën herë nga punonjësit e sigurisë, Gjoka ka treguar e indinjuar për mediat problemin e saj.

    “Më kanë marrë pronën. Ma kanë bërë shtëpinë e pabanueshme. Të gjithë gazetarët të vijnë ta shohin. Jam bërë me myk. Kam ble një repart në 1990 dhe këtë repart e kam fituar dhe me gjyq. I kam dhënë lekët në bankën e shtetit.

    E kam fituar dhe me gjyq më mbrapa. Për rrethuesin kam dhënë hyrjen. Kam bërë dy pagesa, një pagesë për tokën, një për ndërtesën. Është korrupsion i madh. Më ka fshehur dosjen, dokumentet, vendimet e gjyqeve. Krejt i kanë fshehur”, ka deklaruar gruaja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit