17.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Më lër të digjem me gjithë shtëpi” – Flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!

    U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

    Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj.

    “Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh për TCH, Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

    Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

    Ekipi i zjarrfikësve ka qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit