27.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më premtoi se do të kthehej” – Nëna e Tanit rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im, ky moment i mallkuar më shoi…

    Diana Lame, nëna e intelektualit dhe publicistit Artan Lame, ka konfirmuar këtë të premte lajmin e kobshëm se ai ka ndërruar jetë.

    Zemra e tij ka rrahur për herë të fundit deri mesditën e këtij 23 Maji, kur mjekët janë detyruar t’i heqin aparaturat jetike.

    “Te nderuar shoke, miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim te dashur Artan Lame.

    Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje”, shkruan zonja Diana Lame.

    Ajo tregon momentet e fundit të të birit dhe thotë se ai i kishte premtuar se do të kthehej në Shqipëri, pasi kishin biseduar në telefon, dhe i kishte thënë se ishte i qetë e nuk i trembej operacionit.

    “Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” 

    Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit