spot_img
spot_img

Mediat italiane e vlerësojnë me notën 4 Ronela Hajatin: Do mbahet mend veç për dorën në pjesët intime

spot_img

Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovisionit që mbahet në Torino të Italisë.

Pas këtij zhgënjimi, këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” ku ndan një foto me balerinët që e kanë shoqëruar gjatë performancës.

Në mesazhin krahas fotos, duket sikur edhe vetë Ronela e dinte që ky mund të ishte rezultati, pasi shprehet e bindur se edhe sikur të kalonte në finale do të dilte e fundit. Megjithatë ajo shton se e ka fituar Eurovisionin e saj, pasi ka fituar publikun.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit, e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kanë gjithmonë të drejtë! Ju DUA.”- shkruan Ronela, e cila në fakt ka bërë një paraqitje skandaloze.

Mediat italiane e kanë vlerësuar atë, si një ndër këngëtaret më të dobëta.

Corriere.it e konsideron paraqitjen e saj, një ndër më të këqijat.

Media prestigjoze e ka vlerësuar atë vetëm me notën 4, duke shkruajtur se Ronela do të mbahet mend vetëm pë dorën në pjesën intime, që Eurivision e censuroi, ndërsa zëri i saj, edhe pse potent, sipas Corriere della Sera, stononte.

Lajmet e fundit