23.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Merret vendimi, ndryshojnë rregullat: Si do të jetojnë tani shqiptarët me pandeminë

    Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

    Në mbledhjen e fundit gjithashtu është marrë vendimi të reduktohet periudha e vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

    E plotë:

    Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

    Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

    Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

    Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.

    #MbroShëndetin #Vaksinohu🙏🏼

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit