19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mësuesi i Ilir Metës sot 73 vjeç rrëfen si e feston ditën e dashurisë me gruan

    Sot pas 20 vitesh kujtojnë ditën e parë kur u dashuruan! Një gjë të tillë e bëjnë shpesh, por 14 shkurti i afron më shumë me atë moment.

    Sami dhe Loreta Shuaipi i takuam në kafe, në pritje për ta surprizuar njeri-tjetrin deri mbrëmjen e San Valentinit.

    “Si nuk e mbaj mend. Para 20 vitesh  në një dyqan , u pëlqyem, u lidhëm dhe ja tek jemi bashkë.”- u shpreh Samiu.

    “Moment i këndshëm që pastaj vazhdoj gjithë jetën”- u shpreh Loreta.

    “Të jep drithërima në fillim, por pastaj qetësohesh.”- shtoi Samiu.

    Dhe në këtë ditë mes tyre shkëmbehen dhuratat. Por jo deri kur ata të bëhen kurioz të mëdhenj.

    ‘Çdo vit shkëmbejmë dhurata, asnjëherë nuk e kam harruar. Kur të shkojmë në shtëpi do ia bëj surprizë’- u shpreh Samiu.

    Samiu 73 vjeç që thotë se ka qenë mësuesi i Ilir Metës dhe Loreta 56 vjeçe, thonë se jo çdo ditë të tyre e kanë pasur në paqe. Por ndjenja ka triumfuar pas çdo debati dhe konflikti.

    “Po më thuaj një çift që nuk ka pasur debate?”

    “Debate të tilla që i kemi kaluar. Ne nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin.”- u shpreh Loreta.

    Pas distancimit të Loretës, Samiu zbuloi për Report Tv edhe dhuratën që kishte blerë për të.

    “Një byzylyk,75 mijë lekësh. E bleva në zonën e 21-shit”- u shpreh ai.

    Këtë të hënë, në qendër e në çdo hapsirë e kuqja e dashurisë, lulet, tollumbacet në formë zemre kishin zbukuruar Tiranën.

    Por përveç ngazëllimit  dhe kënaqësisë, 14 shkurti në fund të ditës ka dhe një faturë.

    “Janë të shumta dhuratat. Që ditën e djeshme kanë filluar porositë. Ka arritur deri në 300 mijë lekë, një buqetë.”- u shpreh luleshitësja.

    Kjo është një ditë e gjatë, e bukur, me shpenzime e emocione, që do të finalizohet sigurisht për shumëkënd me një darkë romantike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit