6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta do më shumë Lirinë se Monikën

    Ilir Meta u shpreh se nuk do të mërzitej nëse SHBA do të shpallte non grata bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila dogji mandatet.

    Ai tha se nuk mund të shpallej non grata një grua e shkëlqyer që nuk merret me politika, sic është Liri Berisha.

    “Nuk do te isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do te shpallnin “non grata” Monika Kryemadhin pse dogji mandatet.

    Por te shpallesh “non grata” nje grua te shkëlqyer, te nderuar dhe qe nuk ka lidhje me politiken, por vetëm ne shërbim te fëmijëve ne nevoje, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme”, tha Meta.

    Ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk mund të bëhej lider.

    “Ai lider nuk mund të behej. Tani çfarë të them unë, ai sa herë hap gojën gënjen. Më e rëndë është se gënjen edhe kur fle gjumë.

    Një politikan që ka vite që ëndërron për të marrë një vizë, nuk kemi çfarë të flasim. Ky është standardi i ti. 8 vjet foli në emër të gjermanëve, tani ka zgjedhur të flasë në emër të amerikanëve”, tha Meta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit