G Bani në një bisedë me Gjestin në “Shpellë”, ku po dënohen për fjalor të rëndë dhe thyerje të rregullave ka ndarë mendime mbi banorët e Big Brother VIP 4.
G Bani i ka rrëfyer Gjestit ndjesitë që ka ndaj Danjës duke u shprehur se i ka “qërruar sytë nga bukuria”.
“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja e saj, veshja, klasi…kur e shikoj fikem! M’i ka qërruar sytë se është e bukur, më jep emocione shumë të forta.”
Por a është ky një pëlqim që G Bani po shpreh për Danjën, edhe pse modelja ka qartësuar disa herë se është në një lidhje jashtë shtëpisë së BBVA.