13.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mik, mos u ul në lokalin e parë që të del në rrugë, ndryshe do kesh fatin e Mozës

    Nga Frrok Çupi

    Mos hyr në derën ku nuk njeh të zotët. Kjo është historia më e lashtë e njeriut  dhe sidomos e banorëve të këtyre vendeve mesdhetare ku banojmë edhe ne. Një herë ndodhi, dje- e diele mbrëma-  disa qytetarë u ulën në kafen ‘ku nuk e njihnin pronarin’, dhe mbetën pesë njerëz të plagosur dhe një grua e vrarë me armë. Mbesa 10 vjeç e Mozës kishte marrë plagë të rënda dhe vërtitej në krahët e fqinjëve në një gjendje transi, ‘a jam vrarë?, a jam e vrarë, teta?’.

    Po pse të mos ulesh në lokalin e parë që të del në rrugë? A jemi në vendin tonë, a jemi të lirë?…

    O zot sa pyetje të vështira të vijnë nga të katër anët. Nganjëherë pyetjet ngatërrohen me realitetin dhe krijojnë atë gjendje të pakuptueshme; aq të pa kuptueshme saqë të ftojnë të hysh edhe në një kafe ku nuk di asgjë për të. Dje ndodhi që njerëzit hynë në lokalin e vdekjes, ku pas pak do të vinin dy banda kriminale dhe do të përlesheshin aty brenda në këmbët e tua…

    Kjo ndodh që ulemi pa pyetur, edhe pse në fakt ne kemi të drejtë të ulemi kudo që na zë ‘hera’ për të pirë një kafe. Ndodh…, edhe pse jemi të lirë dhe jetojmë në një vend të sigurt. Siguria ndaj jetës së qytetarit në vendin tonë është e krahasueshme si edhe më një vend tjetër të Bashkimit Evropian- sipas të dhënave. Megjithëse edhe në botën e qytetëruar, sidomos atje, njerëzit mendohen më parë ku do të ulen për kafe.

    Por megjithatë, para se të ulesh, pyet pak veten. Jo vetëm për arsyen e trishtë të djeshme, ku edhe një grua banakiere dhe mbesa e saj u përfshinë në luftën e grupeve kriminale. Edhe në një rast tjetër ku nuk është fjala për luftën por për komoditetin, njeriu zgjedh.

    Në vendin tonë ende vazhdon epopeja e nisur që në vitet ’90 që pjesa më e madhe e parave ndodhen në duar ‘të këqija’, domethënë në duar të trafikantëve, vrasësve, të të korruptuarve, ish- zyrtarëve që tani nuk kanë ku fshehin paratë e vjedhura… Prej këtyre, në ato lokale, nuk ke si kërkon natyrë të qetë, as komoditet, as garanci- në fund të fundit. Kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë, edhe në mes të Evropës mund të rrezikohesh ose të mos ndjehesh mirë, nëse orientohesh pa orientim.

    Por në vendin tonë ndodh që ‘ai që është- nuk është’. Ti nuk e di kush është pronar i atij lokali; as pronar i asaj vile, as i zoti i atyre vilave në gjithë rrugicë, as i atij hoteli ku ti shkon të kalosh pushimet… Pushime në një vend, ndoshta ‘të minuar’. Mina është qysh prej fillimit kur ti nuk e di cili është zoti i atij luksi. Edhe baret me kafe e me ujë, duhet të kenë të njohur pronarin, madje emri i tij duhet të shkruhet që në hyrje. Njësoj siç ka nisur e po aplikohet që kur nis një ndërtim, shfaqen të gjitha të dhënat e tij.

    A do të hyje ti në lokalin e Fatjon Muratit, nëse te dera do të ishte shkruar: ‘Ky është i Fatjonit. Fatjoni ndodhet në arrest shtëpie, është i dyshuar dhe akuzuar për vrasje dhe për depo municioni ushtarak’?. Do të hyje pasi të ishe lkajmëruar te dera?… Po hyre, mirë; se do të thotë po hyn në një lokal ku njeh.

    Kështu ka shkuar kjo historia e lokaleve pas viteve ’90 kur nisi liria e tregut: Në lokale janë kryer shumica e vrasjeve.

    Tani nuk bëhet krahasim. Por vite të shkuara, në Parkun Rinia ishe si në një fshat të Afganistanit, ku vepronte edhe ISIS edhe anti- ISIS, edhe talibanët, edhe zyrtarët. Në bregun e Lanës, në ato 500 lokale që u hapën e lëvrinin minj e hardhuca, aty dikush ishte për gjakmarrjen, dikush ishte për të larë paratë e Sudes, dikush për të pritur disa burra të mirë vrasës… Ishte ‘tokë e xanun’.

    Për fat atëherë ne gazetarët kishim lokalin tonë, që e quanim ‘Kafja e Fidelit’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit