19.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ministri i Mbrojtjes takon në Bruksel misionin shqiptar në NATO

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka zhvilluar sot një takim me personelin ushtarak dhe civil të misionit shqiptar në NATO në Bruksel.

    Duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në përfaqësimin e vendit, Nufi theksoi se stafi i misionit përbën një shembull të shkëlqyer serioziteti dhe profesionalizmi në çdo detaj të punës së përditshme.

    “Me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në përfaqësinë tonë në NATO, Bruksel – një shembull i shkëlqyer i seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në çdo detaj të punës së tyre.

    Kënaqësi e veçantë takimi sot me ta; një moment për të vlerësuar angazhimin, punën dhe kontributin e tyre të përditshëm, si dhe për të forcuar më tej rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Aleancë”, shkruan ministri në Facebook, krahas fotove nga takimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit