Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Uashington me drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, Mary Beth Morgan.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nufi ka ndarë foto dhe diskutimet që janë zhvilluar mes tyre.
Në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, me synim modernizimin e Forcave të Armatosura, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në kuadër të NATO-s.
“Përgjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim me drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (#DSCA), Mary Beth Morgan, me të cilën diskutuam për avancimin në projekte me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi ynë strategjik me SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe forcimin e kontributit të vendit tonë në kuadër të Aleancës brenda #NATO.“, shkruan ministri.



